Katër persona janë arrestuar pasi protestuesit ngjyrosën rrugën jashtë Ambasadës së Rusisë në Londër me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
“Led by Donkeys” ngjyrosi rrugët në “Kensigton Palace Gardens” me ngjyrat verdhë e kaltër, një ditë para se të mbushet njëvjetori i fillimit të luftës në Ukrainë.
Grupi ka thënë se ka dashur t’ia kujtojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të drejtën e Ukrainës për vetëvendosje.
Policia e Londrës ka njoftuar se tre burra e një grua gjenden në paraburgim.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia shënon njëvjetorin me arrestimin e kundërshtuesve të luftës
-
Protestues anembanë botës tregojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën
-
Protesta në Evropë e Rusi kundër pushtimit të Ukrainës
-
Rusët dalin në protestë kundër luftës, por arrestohen shpejt
-
Negociatorët evropianë dhe amerikanë mblidhen sot në Londër për Ukrainën