Botë

Bombardohet “punëtoria e raketave” të “Hamasit”

Izraeli thotë se avionët e tij kryen një sulm ajror në atë që e vlerësoi se ishte "punëtori për prodhimin e raketave" në Rripin e Gazës, disa orë pasi militantët palestinezë hodhën një raketë drejt Izraelit.

Shkëmbimi ngriti më tej tensionet gjatë një periudhe veçanërisht të dhunshme në konfliktin e gjatë izraelito-palestinez. Ushtria izraelite tha se punëtoria përmbante kimikate dhe drejtohej nga grupi militant “Hamas”, i cili kontrollon Gazën.

Ushtria tha se mbrojtja ajrore izraelite kapi një raketë nga Gaza të mërkurën mbrëma. Nuk pati raportime për viktima nga raketa apo sulmi ajror.