Aeroplanët ushtarakë izraelitë kanë bombarduar Rripin e Gazas në mëngjesin e të dielës, raporton agjencia AP.
Autoritetet izraelite kanë thënë se janë goditur disa caqe ushtarake në Gaza. Ato kanë thënë es goditjet janë bërë pak orë pasi që një raketë e hedhur nga militantët palestinezë kishte goditur jugun e Izraelit.
Ushtria e Izraelit ka thënë se ka shënjestruar një fabrikë të armëve dhe një tunel nëntokësor që i takon Hamasit, grupit militant që kontrollon Gazan që nga viti 2007.
Ushtria ka thënë se më tepër projektilë janë hedhur, në momentin kur aeroplanët ushtarakë po godisnin caqet në Gaza.
Asnjë grup palestinez nuk ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e raketës të shtunën mbrëma. Raketa kishte rënë në një zonë të hapur në rrethojën Gaza – Izrael.
-
Izraeli ka nisur sulme në qytetin e Gazës
-
Izraeli pretendon se është goditur me dy raketa të lëshuara nga Gaza
-
Për 24 orë të paktën 40 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës
-
Militantët e Gazës hedhin raketa mbi Izrael
-
Izraeli vazhdon bombardimet intensive, përfshirë edhe në zonat ku urdhëroi evakuimet