Militantët e Gazës kanë hedhur të shtunën raketa në drejtim të Izraelit jugor.
Pamjet e publikuara nga kjo pjesë e Izraelit tregojnë gjurmë tymi të bardhë që ngrihej nga Rripi i Gazës, raportoi Associated Press.
Nuk ka raporte për pasoja në njerëz apo dëmtime.
Numri i palestinezëve të vrarë gjatë luftës në Gaza ka kaluar në mbi 28 mijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. Ndërkohë një e katërta e banorëve të Gazës po vuajnë nga uria.
Rreth 1,200 njerëz, shumica e të cilëve civilë, janë vrarë, dhe rreth 250 janë rrëmbyer gjatë sulmit të Hamasit në Izrael, më 7 tetor, veprim ky që nxiti luftën.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetëra raketa hidhen nga Gaza drejt Izraelit
-
Izraeli vret dy persona në Gazë teksa SHBA-ja kërkon përparim në marrëveshjen e paqes
-
Izraeli sulmon sërish Rripin e Gazës gjatë natës
-
Shpërthime të tjera të fuqishme në Gazë
-
Të paktën 55 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë në 48 orët e fundit