Në prefekturat japoneze të Chibas dhe Miyagti, më shumë se 500 mijë pula do të shkatërrohen për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, njoftoi Ministria japoneze e Bujqësisë të shtunën.
Bëhet fjalë për një virus shumë patogjen të gripit të shpendëve, i cili u konfirmua në një fermë në prefekturën Chiba, i cili është rasti i 70-të këtë sezon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë shtohet se ka nisur hetimi për shkak të rritjes së numrit të ngordhjeve të shpendëve dhe se është konstatuar se pulat kanë rezultuar pozitive me gripin e shpendëve.
Autoritetet vendosën një ndalim lëvizjeje dhe karantinë brenda një rrezeje prej tre kilometrash nga fermat dhe ndaluan transferimin e vezëve dhe pulave brenda një rrezeje prej 10 kilometrash.
Rreth 11 milionë pula janë vrarë tashmë në Japoni këtë sezon.