Ukraina po forcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur sulm të ri, ka thënë një zyrtar qeveritar, raportoi BBC-ja të martën.
Zëvendësministri i Brendshëm, Yevhen Yenin, ka thënë se Ukraina do të forcojë kufirin me Bjellorusinë me forca të armatosura dhe municione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy njoftim ndodhi teksa presidenti rus, Vladimir Putin udhëtoi për në Minsk, për të takuar Presidentin bjellorus, Aleksandar Lukashenko.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi para disa ditësh se trupat e saj të vendosura në Bjellorusi do të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë.
Duke reaguar ndaj kësaj dhe vizitës, Yenin konfirmoi se po ndërtohen linjat e mbrojtjes në të gjithë kufirin me Rusinë dhe me Bjellorusinë.
Putino fluturoi në Minsk për bisedime me Lukashenkon - hera e parë pas tre vjet e gjysmë që dyshja takohen në Bjellorusi.
Takimi është cilësuar si një “vizitë pune” dhe ka zgjatur më shumë se dy orë.