Ukraina po forcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur sulm të ri, ka thënë një zyrtar qeveritar, raportoi BBC-ja të martën.
Zëvendësministri i Brendshëm, Yevhen Yenin, ka thënë se Ukraina do të forcojë kufirin me Bjellorusinë me forca të armatosura dhe municione.
Ky njoftim ndodhi teksa presidenti rus, Vladimir Putin udhëtoi për në Minsk, për të takuar Presidentin bjellorus, Aleksandar Lukashenko.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi para disa ditësh se trupat e saj të vendosura në Bjellorusi do të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë.
Duke reaguar ndaj kësaj dhe vizitës, Yenin konfirmoi se po ndërtohen linjat e mbrojtjes në të gjithë kufirin me Rusinë dhe me Bjellorusinë.
Edhe
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
Putino fluturoi në Minsk për bisedime me Lukashenkon - hera e parë pas tre vjet e gjysmë që dyshja takohen në Bjellorusi.
Takimi është cilësuar si një “vizitë pune” dhe ka zgjatur më shumë se dy orë.
-
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
-
Ukraina sanksionon Lukashenkon për mbështetjen e luftës së Rusisë
-
Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të përfshijnë angazhime të detyrueshme, thotë dokumenti
-
Zelensky diskuton me Trumpin mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Ukrainë