Rusia ka ndaluar pothuajse tërësisht lëshimin e dronëve iranianë kamikazë për shkak të motit të ftohtë, raportoi BBC-ja të dielën.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i komandës së Forcave të Armatosura të Ukrainës, Yevhenii Silkin, duke shtuar se sulmet me dronë u ndalën si pasojë e motit të ftohtë.
“Fatkeqësisht, ne nuk kemi aftësinë për të ndaluar furnizimin me dronë dhe bomba në Rusi. Por, aktualisht po marrim një numër të mjaftueshëm pajisjesh të mbrojtjes ajrore nga partnerët perëndimorë”, shtoi Silkin.
Sipas tij, ushtria ukrainase po mëson menaxhimin e sulmeve të tilla.
Javët e fundit Irani pranoi shitjen e dronëve në Rusi.
Dhjetëra ukrainas civilë u vranë nga sulmet nga dronët iranianë nëpër tërë territorin e Ukrainës.