Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja konfirmon praninë e instruktorëve iranianë të dronëve në Ukrainë

Personeli ushtarak iranian është në terren në territoret e okupuara të Ukrainës dhe po ndihmon ushtrinë ruse në agresionin e saj kundër Ukrainës, konfirmoi Shtëpia e Bardhë të enjten në mbrëmje, raporton “The Jerusalem Post”.

"Ne mund të konfirmojmë se personeli ushtarak rus me bazë në Krime po operon me dronë iranianë dhe i përdor ata për të kryer sulme në të gjithë Ukrainën. Ditët e fundit, ne vlerësojmë se personeli ushtarak iranian ka qenë në terren në Krime duke ndihmuar Rusinë në këto operacione", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Konfirmimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pasi ukrainasit akuzuan instruktorët iranianë se po mbikëqyrnin forcat ruse që lëshonin dronët kamikazë nga territori i aneksuar ukrainas.

“Rusët morën instruktorë iranianë në territoret e rajoneve të pushtuara përkohësisht, Kherson dhe Krime, për të lëshuar dronët kamikazë Shahed-136”, pohojnë ukrainasit. “Ata po i trajnojnë rusët se si të përdorin dronët kamikazë dhe monitorojnë drejtpërdrejt lëshimet e dronëve kundër objektivave civile ukrainase, duke përfshirë sulmet në Mykolaiv dhe Odesa”, shtuan ata.

Price shtoi se "Rusia ka marrë dhjetëra nga këta dronë deri më tani dhe ka të ngjarë të vazhdojë të marrë dërgesa shtesë në të ardhmen".

Edhe Irani ka dërguar personel në Krime për t'i trajnuar rusët për përdorimin e dronëve Botë Irani ka dërguar personel në Krime për t'i trajnuar rusët për përdorimin e dronëve

Sipas raporteve të inteligjencës perëndimore, Rusia ka përdorur dronët iranianë në Ukrainë të paktën që nga gushti.

"Përafërsisht 300 dronë iranianë kanë mbetur në arsenalin rus", tha të premten e kaluar ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov. “Ata planifikojnë të blejnë disa mijëra të tjerë”, shtoi ai.