Rusia ka ndaluar pothuajse tërësisht lëshimin e dronëve iranianë kamikazë për shkak të motit të ftohtë, raportoi BBC-ja të dielën.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i komandës së Forcave të Armatosura të Ukrainës, Yevhenii Silkin, duke shtuar se sulmet me dronë u ndalën si pasojë e motit të ftohtë.
“Fatkeqësisht, ne nuk kemi aftësinë për të ndaluar furnizimin me dronë dhe bomba në Rusi. Por, aktualisht po marrim një numër të mjaftueshëm pajisjesh të mbrojtjes ajrore nga partnerët perëndimorë”, shtoi Silkin.
Sipas tij, ushtria ukrainase po mëson menaxhimin e sulmeve të tilla.
Javët e fundit Irani pranoi shitjen e dronëve në Rusi.
Dhjetëra ukrainas civilë u vranë nga sulmet nga dronët iranianë nëpër tërë territorin e Ukrainës.
-
Irani pranon se ka furnizuar me dronë Rusinë
-
Inteligjenca britanike: Ukraina po i shkatërron me sukses dronët iranianë
-
SHBA-ja konfirmon praninë e instruktorëve iranianë të dronëve në Ukrainë
-
Irani po i trajnon rusët në Krime për përdorimin e dronëve kamikazë
-
Irani mohon ta ketë furnizuar Rusinë me dronët e përdorur në Ukrainë