Irani ka mohuar raportet se po furnizon Rusinë me dronë të cilët po i përdorë në Ukrainë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të vendit, Nasser Kanaani, tha: “Lajmet e publikuara se Irani i ofron Rusisë dronë ka ambicie politike dhe qarkullohet nga burime perëndimore. Ne nuk i kemi ofruar armatim asnjërës palë të vendeve në luftë”.
Austria, megjithatë, ka thënë se çdo përdorim i dronëve iranianë do të shënonte një “përshkallëzim” të konfliktit.
Duke folur me gazetarët teksa mbërriti për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg tha: “Këta dronë kamikazë që po i shohim në Ukrainë me sa duket tani - ky është një përshkallëzim”.
“Sigurimi i pajisjeve për Rusinë është një mbështetje aktive për luftën e Moskës kundër Ukrainës”, shtoi ai.
-
Irani pranon se ka furnizuar me dronë Rusinë
-
Ukraina mohon se ka furnizuar me dronë rebelët e Malit
-
BE-ja thotë se ka informata të besueshme se Irani furnizoi Rusinë me dronë e raketa
-
BE-ja thotë se ka informacione të besueshme se Irani i ka dërguar raketa Rusisë
-
Irani prezanton dronët në kohën e tensioneve me Perëndimin