Ushtria e rregullt e Iranit ka kryer ushtrime me dronë nëpër krejt shtetin në kohën e tensioneve me Perëndimin për shkak të programeve bërthamore, raketore dhe të hapësirës.
Rreth 200 dronë janë përdorur në këto ushtrime, ka njoftuar admirali iranian Habibollah Sayyari, i cili ka mbikëqyrur ushtrimet me dronë.
Ushtria më vonë ka publikuar pamjet e një anijeje të paidentifikuar që ishte filmuar nga droni iranian në Oqeanin Indian.
Ushtria iraniane nuk ka ofruar detajet për origjinën e anijes luftarake.
Komandantët e ushtrisë iraniane shpesh kanë thënë se kanë monitoruar luftanijet amerikane në Oqeanin Indian.
Irani në muajt e fundit ka prezantuar dronë të rinj, me rreze të gjata.
Edhe
Irani shton 1,000 “dronë strategjikë” në flotën ushtarake
Sipas Iranit, këta dronë mund të sulmojnë edhe Izraelin. Ukraina dhe Perëndimi gjithashtu kanë akuzuar Iranin se i ka ofruar Rusisë dronë.
Irani ka mohuar se dronët janë përdorur nga Rusia në luftën kundër Ukrainës.