Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë shënuar sukses të madh në luftimin e dronëve iranianë, Shahed-136, që po shfrytëzohen nga trupat ruse, thuhet në njoftimin e Inteligjencës së Britanisë së Madhe.
Siç raportoi BBC-ja të hënën, ushtria ukrainase deri më tani i ka zmbrapsur 85 për qind të sulmeve me dronët kamikazë, ndërsa më pak se 30 për qind kanë prekur cakun kur ishin nisur.
Britania theksoi se Rusia i ka porositur 1700 dronë të të gjitha llojeve, por që ata ende nuk janë prodhuar.
Ukrainës, në ndihmë i ka dalë edhe Izraeli, duke i ofruar mbështetjen e nevojshme kundër dronëve Shahed-136. Që nga 22 tetori, Rusia i ka përdorur 330 dronë të tillë, derisa 222 prej tyre janë rrëzuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar ndihmë Ukrainë në luftë kundër dronëve, duke ia siguruar hapësirën ajrore.
Një javë më parë, Rusia sulmoi Kievin me dronë iranianë. Këto makina luftarake janë të ngadalta, me zë të lartë dhe fluturojnë ulët, duke i bërë më të lehta për t’u luftuar.
-
Britania ia premton Ukrainës 100,000 dronë deri në prill të vitit 2026
-
Autoritetet ukrainase raportojnë për valë sulmesh me dronë nga Rusia
-
Rusia lëshon 139 dronë në drejtim të Ukrainës brenda natës
-
Ukraina thotë se ka rrëzuar 14 dronë të Rusisë
-
Roli i Evropës në prodhimin e dronëve vrasës të Rusisë