Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se ai beson se ka shanse për paqe në Ukrainë, edhe pse Rusia ka planifikuar përshkallëzim të konfliktit.
“Ka perspektivë për paqe, dhe ajo do të vijë në një moment”, ka thënë Macron në një konferencë për media në Romë. “Do të ketë një moment të veçantë për palët e përfshira dhe kur populli dhe liderët ukrainas të vendosin kushtet, një marrëveshje paqeje mund të ndërtohet në të dyja anët”, ka thënë Macroni, shkruan Reutersi të dielën.
Franca ka ripërsëritur në vazhdimësi rëndësinë e mbajtjes hapur të kanaleve të komunikimit të Perëndimit me Moskën, prej kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë më 24 shkurt.
Moska në anën tjetër ka thënë se konflikti me Ukrainën është duke lëvizur drejt një përshkallëzimi të pakontrolluar të situatës.
Ministri i Brendshëm i Rusisë, Sergei Shoigu në disa telefonata të ndara me liderë të ndryshëm ka alarmuar se Ukraina do të përdorë bombë e cila ka edhe elemente radiaktive.
-
Macron: Plani i paqes i Trumpit për Ukrainën ka nevojë për përmirësim
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Macron thotë se në Washington do të paraqiten si “front i bashkuar”
-
Macron: Evropa s’do ta braktisë kurrë Ukrainën
-
Macron: Rusia nuk e do armëpushimin – Evropa duhet të tregojë unitet përballë agresionit