Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini e Macroni pajtohen për vizitën e IAEA-së në centralin në Zaporizhzhia

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, janë pajtuar për nevojën që të vizitohet centrali bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës nga inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), ka njoftuar Kremlini raporton BBC.

Gjatë bisedës telefonike, Putini ka fajësuar Kievin për granatimet në afërsi të centralit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ukraina e ka akuzuar Rusinë për të njëjtën gjë. Presidenti i Ukrainës e ka akuzuar Rusinë për shantazh nuklear.

Inspektorët ndërkombëtarë pritet të lejohen ta vizitojnë centralin në Zaporizhzhia muajin e ardhshëm, është thënë nga diplomati rus Mikhail Ulyanov.