Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Macron: IAEA duhet të lejohet në centralin Zaporizhzhia

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka theksuar se shpresonte që një mision nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e OKB-së në centralin ukrainas Zaporizhzhia mund të jepte garanci për sigurinë bërthamore të vendit, rajonit dhe më gjerë.

Misioni javën e ardhshme po zhvillohet pasi centrali u hoq përkohësisht jashtë linje dhe më shumë granatime u raportuan në zonë gjatë natës.

Rusia ka vazhduar ta akuzojë Ukrainën për shënjestrimin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhias, raportoi AP.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se centrali u granatua dy herë nga ushtria ukrainase gjatë ditës së kaluar, duke shtuar se një obus i prodhuar nga SHBA-ja u shkatërrua nga zjarri i kthimit të artilerisë ruse.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar ta rritë presionin ndaj Rusisë për t’u tërhequr nga centrali bërthamor i Zaporizhzhias për ta shmangur “katastrofën globale të rrezatimit”.

Kompleksi, centrali bërthamor më i madh në Evropë, është pushtuar nga forcat ruse dhe drejtohet nga punëtorë ukrainas që në ditët e para të luftës 6-mujore.