Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përsëritur kërkesën e tij për një armëpushim në Ukrainë dhe tërheqjen e Rusisë nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, tha të dielën Pallati Elysee.
Macron “dënoi vazhdimin e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë dhe përsëriti kërkesën e tij që ato të ndërpriten sa më shpejtë të jetë e mundur, që negociatat të fillojnë dhe të rivendoset sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës”, tha zyra e tij në një deklaratë, shkruan CNN-i të dielën.
Presidenti francez theksoi gjithashtu nevojën për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias.
Ai kujtoi se pushtimi rus ishte shkaku i rreziqeve aktuale për integritetin e centralit bërthamor.
Macron u bëri thirrje forcave ruse që të tërheqin armët e tyre të rënda dhe të lehta nga uzina dhe që rekomandimet e IAEA-s të ndiqen nga afër për të garantuar rivendosjen e sigurisë së zonës.
-
Macron: IAEA duhet të lejohet në centralin Zaporizhzhia
-
Kremlini këmbëngul në tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Macron: Rusia nuk e do armëpushimin – Evropa duhet të tregojë unitet përballë agresionit
-
Macroni: Së pari armëpushim pastaj bisedime Rusi-Ukrainë