Një ekip ekspertësh të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka arritur të enjten në objektin e centralit bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë, për të vlerësuar rreziqet që mund të ndodhin.
Ata arritën në central disa orë më vonë se ç’ishte paramenduar për shkak të granatimeve pranë zonës, shkroi Reuters.
Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për përpjekje për të sabotuar misionin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në centralin në jug të Ukrainës qendrore, që kontrollohet nga forcat ruse, por operohet nga stafi ukrainas.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska po bënte gjithçka për të siguruar që centrali të mund të funksiononte në mënyrë të sigurt dhe që inspektorët e IAEA-s të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre.
“Në rast të përpjekjeve të mëtejshme të Kievit për të ndërprerë punën e tyre me bombardime ose sabotim, e gjithë përgjegjësia për pasojat do të bjerë tërësisht mbi regjimin e Zelensky dhe grupin e tyre mbështetës në Perëndim”, tha Ministria e Jashtme ruse.
-
Inspektorët e OKB-së nisen drejt centralit bërthamor në Zaporizhzhia
-
OKB-ja alarmon se siguria bërthamore e Zaporizhzhisë po përkeqësohet
-
Goditet sërish me dron centrali bërthamor në Zaporizhzhia
-
Shpërthime të fuqishme tronditin termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias
-
OKB: Centrali bërthamor në Zaporizhzhia është i Ukrainës