Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina mbështet thirrjen për mbrojtje të centralit bërthamor të Zaporozhzhias

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur thirrjen e Agjencisë Atomike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të siguruar mbrojtje në centralin bërthamor të Zaporozhzhias.

Centrali ishte okupuar nga Rusia që prej fillimit të luftës dhe ka qenë nën disa sulme, ku të dyja palët ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës.

OKB-ja ka thënë se bombardimet në centralin bërthamor duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur, ka shkruar BBC-ja.

Bombardimet mund të lirojnë materiale të panumërta radioaktive, ka thënë agjencia.

Në një raport të publikuar të martën, thuhet se prania e ushtrisë ruse në central mund të rrezikojë sigurinë.

Zelensky ka thënë se mund ta demilitarizoj zonën rreth centralit nëse është e nevojshme. Zelensky ka thënë se raporti ka vënë në pah se prezenca e ushtrisë ruse është e dëmshme në central.