Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se është shumë i shqetësuar për situatën rreth centralit bërthamor në Zaporizhzhia, raporton agjencia AP.
Së fundi ka pasur raportime për granatime rreth centralit.
Guterres ka folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa komentet vijnë pasi agjencia për siguri atomike e OKB-së (IAEA), u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës të martën për të krijuar “një zonë të sigurisë nukleare” rreth centralit bërthamor në Zaporizhzhia. Ekziston shqetësimi se luftimet mund të çojnë në një katastrofë nukleare.
“Jam shumë i shqetësuar për situatën rreth centralit në Zaporizhzhia, përfshirë raportimet për granatime. Të themi kështu: çdo dëmtim, pavarësisht nëse është i qëllimshëm apo jo, në centralin më të madh nukleare në Evropë në Zaporizhzhia – apo cilindo central nuklear në Ukrainë – mund të çonte te një katastrofë, për rajonin dhe mëtej. Gjitha hapat duhet të merren që të evitohet ky skenar”, ka thënë Guterres.
-
Guterres: Dëmtimi i centralit bërthamor në Zaporizhzhia do të ishte vetëvrasje
-
Granatime të reja në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, alarmohet OKB-ja
-
Shpërthime të fuqishme tronditin termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias
-
OKB: Centrali bërthamor në Zaporizhzhia është i Ukrainës
-
Ukraina po e konsideron mbylljen e centralit bërthamor të Zaporozhzhias