Ukraina është duke e konsideruar mbylljen e centralit bërthamor të Zaporozhzhias, për shkak të situatës së rënduar, ka thënë Oleh Korikov, shefi i inspektorëve të shtetit për siguri bërthamore dhe radioaktivite.
“Në këto kushte po konsiderohet mbyllja e centralit”, ka thënë Korikov të mërkurën, transmeton CNN-i të enjten.
Zaporozhizhia është centrali më i madh bërthamor në Evropë.
“Përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës, mungesa e zgjatur e furnizimit me energji elektrike nga një burim i jashtëm i energjisë elektrike do të na detyrojë të vendosim gjeneratorë me naftë në gatishmëri dhe është jashtëzakonisht e vështirë të sigurojmë naftë gjatë luftës”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se mbajtja e gjeneratorëve me naftë nuk është zgjidhje e qëndrueshme.
-
Ukraina mund ta mbyllë termocentralin bërthamor më të madh në Evropë
-
Sulmet ruse, termocentrali më i madh bërthamor evropian pa energji elektrike
-
Termocentrali i Zaporizhzhias humb burimin e fundit të energjisë së jashtme
-
Miratohet rezoluta që i bën thirrje Rusisë të tërhiqet nga Zaporizhja
-
Mbyllet centrali bërthamor i Zaporizhzhias në Ukrainë