Shkon në 12 numri i viktimave në aksidentin në autostradën e Kroacisë

Shkon në 12 numri i viktimave në aksidentin në autostradën e Kroacisë
Policia kroate ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 12 pas aksidentit të një autobusi me targa polake në dalje të autostradës Zagren – Goriqan, transmeton Jutarnji.
Ministri i Shëndetësisë në Kroaci ka bërë të ditur se nga të lënduarit që po trajtohen në spital, 19 persona kanë lëndime të rënda, ndërsa 13 më të lehta.
11 të vdekur nga aksidenti i autobusit polak në autostradën kroate
Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë në dalje të autostradës Zagreb – Goriqan mëngjesin e së shtunës. Të paktën 11 persona vdiqën menjëherë dhe 34 mbetën të lënduar, shkruan Jutarnji.
Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e aksidentit dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur.
Policia, sipas rrjedhës se si ka shkuar aksidenti, dyshon se shoferin e ka zënë gjumi dhe autobusi ka dalë jashtë rruge.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet, ndërsa në vendngjarje janë thirrur ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit për të ndihmuar në shpëtimin e viktimave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Zelensky: Ukraina duhet të kthejë gjithçka që Rusia ka marrë gjatë luftës

Civilët palestinezë vuajnë armiqësitë e brendshme dhe rajonale

Një ushtar rus dënohet me 10 vjet burgim

Pentagoni tregon numrin e rusëve të vrarë në Ukrainë

Vdiq një vajzë katërvjeçare pas shembjes së një shtëpie si pasojë e shpërthimit

Qyteti boshnjak, Trebinja, përfshihet nga zjarri

Sloviansku në luftë, rrezikon të mbetet edhe pa ujë

Dëmet në Gaza, banorët e qytetit palestinez kthehen në tokat e tyre

OKB-ja me paralajmërim për vendet me armë bërthamore

Shtrëngimi i eksportit të elektronikës do ta degradonte Ushtrinë e Rusisë
Bideni i shqetësuar me stërvitjet ushtarake të Kinës rreth Tajvanit
