Një autobus me targa polake është përfshirë në një aksident të rëndë në dalje të autostradës Zagreb – Goriqan mëngjesin e së shtunës. Të paktën 11 persona vdiqën menjëherë dhe 34 mbetën të lënduar, shkruan Jutarnji.
Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e aksidentit dhe as për rrethanat në të cilat ka ndodhur.
Policia, sipas rrjedhës se si ka shkuar aksidenti, dyshon se shoferin e ka zënë gjumi dhe autobusi ka dalë jashtë rruge.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet, ndërsa në vendngjarje janë thirrur ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit për të ndihmuar në shpëtimin e viktimave.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarrfikësi që pa i pari aksidentin në Kroaci: Ishte si të shikoje një film horror
-
Disa të vdekur nga aksidenti i rëndë i autobusit në Zvicër
-
12 të vdekur në Hungari pasi një autobus del nga autostrada
-
Dy të vdekur dhe 31 të lënduar në një aksident në Kroaci
-
Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci