Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lukashenko: Serbia duhet të vendosë, nuk mund të ulet në disa karrige

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, ka thënë se Serbia nuk do të mund të ulet në disa karrige dhe se duhet të vendosë për politikën e saj të jashtme, raporton “Danas”.

“Aty jemi ne, Rusia, Bashkimi Evropian, Amerika dhe të tjerët. Por, ata nuk do të lejohen të ulen në të gjitha këto karrige”, ka thënë Lukashenko, duke komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur për marrëdhëniet Beograd – Minsk, Lukashenko ka thënë se ka probleme, por se autoritetet bjelloruse bëjnë dallimin mes popullit e qeverisë.

“Ne duhet të ndajmë udhëheqjen dhe njerëzit e thjeshtë. Natyrisht populli serb ka nevojë për ndihmë dhe duhet të ndihmohet. Ne jemi njerëz të tillë. Por, ne po marrim parasysh edhe se cila është politika e Serbisë ndaj Bjellorusisë”, tha Lukashenko.