Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

16 të vdekur, përfshirë gjashtë fëmijë, nga përmbytjet në Kentucky

Të paktën 16 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve historike të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Kentuckyn lindor në Shtetet e Bashkuara, ka thënë guvernatori i shtetit amerikan, shkruan BBC.

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, tha se ai pret që numri i të vdekurve të vazhdojë të rritet.

Presidenti Joe Biden i shpalli përmbytjet "një fatkeqësi të madhe" të premten dhe urdhëroi ndihmën federale për të ndihmuar në rimëkëmbje.

Në mesin e të vdekurve janë gjashtë fëmijë, përfshirë një 1-vjeçar.

Më shumë se 23 mijë njerëz janë gjithashtu pa energji në shtet.

Edhe Shkon në 37 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kentucky Botë Shkon në 37 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kentucky

Beshear u shpreh se kjo është përmbytja më e keqe që kishte parë ndonjëherë.

Përmbytjet erdhën pas shirave të dendur në fillim të kësaj jave. Qindra shtëpi në Kentucky janë shkatërruar për shkak të përmbytjeve.