Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 83 numri i të vdekurve nga tornadot në SHBA

Forcat e shpëtimit janë duke kërkuar të mbijetuar në gjashtë shtetet e SHBA-së që u goditën nga tornadot e fuqishme që kanë lënë të vdekur së paku 83 persona, raporton BBC.

Dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur dhe qytete të tëra janë shkatërruar nga afro 30 tornado që goditën të premten.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka shpallur gjendje katastrofe në Kentucky, që është shteti më i prekur nga tornadot.

Më tepër se 70 persona kanë vdekur në këtë shtet, përfshirë dhjetëra në një fabrikë, dhe numri i të vdekurve pritet të rritet në mbi 100.

Kongresmeni lokal James Comer, që po punon me forcat e shpëtimit në qytetin Mayfield, ka thënë se tornado atje ishte më e gjëra që është parë ndonjëherë.

“Është stuhia më shkatërruese që kam parë në jetën time”, ka thënë Comer.

Edhe Së paku 94 të vdekur nga tornadot në SHBA Botë Së paku 94 të vdekur nga tornadot në SHBA

40 persona janë shpëtuar nga një fabrikë e qirinjve në Mayfield që u shemb, por 60 tjerë mbesin të ngujuar, ndërsa po thuhet se ka pak gjasa që të ketë të mbijetuar.

“Do të ishte mrekulli nëse do të kishte ndonjë të gjallë”, ka thënë guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear.