Të paktën 16 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve historike të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Kentuckyn lindor në Shtetet e Bashkuara, ka thënë guvernatori i shtetit amerikan, shkruan BBC.
Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, tha se ai pret që numri i të vdekurve të vazhdojë të rritet.
Presidenti Joe Biden i shpalli përmbytjet "një fatkeqësi të madhe" të premten dhe urdhëroi ndihmën federale për të ndihmuar në rimëkëmbje.
Në mesin e të vdekurve janë gjashtë fëmijë, përfshirë një 1-vjeçar.
Më shumë se 23 mijë njerëz janë gjithashtu pa energji në shtet.
Beshear u shpreh se kjo është përmbytja më e keqe që kishte parë ndonjëherë.
Përmbytjet erdhën pas shirave të dendur në fillim të kësaj jave. Qindra shtëpi në Kentucky janë shkatërruar për shkak të përmbytjeve.