Së paku 30 persona kanë vdekur në rajonin Appalachia në lindje të Kentuckyt, ndërsa kjo pjesë pritet të përballet me më tepër reshje të shiut, raporton BBC.
Së paku gjashtë fëmijë janë në mesin e të vdekurve, të moshave nga një deri 8 vjet.
Kryetari i Kentuckyt, Andy Beshear, ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi ende qindra rezultojnë të zhdukur.
Më tepër se 12 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa qindra shtëpi e biznese janë vërshuar nga uji.
Rrugët e dëmtuara, urat dhe infrastruktura tjetër do të kushtojë me miliona për t’u riparuar, ka thënë Beshear.
Rajoni i Kentuckyt u përfshi nga vërshimet javën e kaluar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.