Nxënësit në një shkollë në Bremerhaven të Gjermanisë kanë përdorur karriget dhe tavolinat për të barrikaduar veten në klasa pasi disa të shtëna zjarri u dëgjuan në ndërtesë, duke lënduar rëndë një grua të rritur, raportoi The Guardian të enjten.
Policia ka thënë se një sulmues i armatosur ka përdorur armë të paidentifikuar për të plagosur punonjësen e shkollës së mesme “Lloyd Gymnasium” mëngjesin e sotëm.
“Personi i armatosur është arrestuar dhe është më mbajtje”, ka thënë policia, e cila nuk konfirmoi raportimet për një sulmues të dytë.
E plagosura u dërgua në spital. Nxënësit dhe mësimdhënësit qëndruan në klasa derisa policia vazhdoi hetimin e situatës, dhe u lejuan të largohen nga shkolla disa orë më vonë.
Mediat gjermane raportuan se një nxënëse që dëgjoi të shtënat kishte thirrur policinë.
-
Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Gjermani, pesë të lënduar
-
Sulm i armatosur brenda një shkolle në Turqi, mbi 16 të plagosur
-
Gjermani: Një mësuese theret me thikë, i dyshuari raportohet se është nga Kosova
-
Pesë të plagosur nga sulmi në Suedi, njëri nga ta në gjendje të rëndë
-
Një adoleshente ther me thikë një nxënës dhe dy mësues në një shkollë në Britani