Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Scholz: Rusia ka pësuar humbje më të mëdha në Ukrainë sesa në luftën 10-vjeçare në Afganistan

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se bota po paguan çmim të lartë për çmenduritë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Scholz në një intervistë për “T-Online”, ka thënë se Rusia në Ukrainë ka pësuar humbje më të mëdha sesa që kishte pësuar gjatë luftës dhjetëvjeçare në Afganistan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha, dukshëm më të mëdha sesa gjatë luftës dhjetëvjeçare në Afganistan”, tha Scholz. “Për shkak të idesë së çmendur të Putinit për zgjerimin e perandorisë ruse, si Rusia ashtu edhe e gjithë bota, po paguajnë një çmim të lartë. Putini duhet të kuptojë se e vetmja rrugëdalje është një marrëveshje me Ukrainën, ndërsa NATO-ja, jo vetëm që nuk është tërhequr, por është forcuar në krahun lindor dhe Aleanca do të bëhet edhe më e fortë me hyrjen e Finlandës dhe Suedisë”.