Banka Botërore (BB) konsideron se dëmet nga pushtimi rus i Ukrainës arrijnë në vlerë prej 60 miliardë dollarësh, raportoi Sky News të enjten.
Presidenti i BB-së, David Malpass, tha në një konferencë të enjten se kostoja e dëmeve po rritet dita-ditës.
Shkalla e dëmit mbetet e paqartë në disa zona, si Mariupoli i bombarduar rëndë, megjithëse është sugjeruar se 90% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar.
“Sigurisht që lufta është ende në vazhdim, kështu që këto kosto po rritet”, tha Malpass.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha përmes një videolidhjeje në forum se Ukrainës do t'i duhen 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet ekonomike të shkaktuara nga lufta.
Ai u kërkoi fuqive globale që të prishin marrëdhëniet me Moskën edhe më tej.
-
Ukrainës i duhen afro 600 miliardë dollarë për t’u rindërtuar
-
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
-
Ukraina do të kërkojë 20 miliardë dollarë shtesë nga aleatët për luftën kundër Rusisë
-
Shtrenjtimi i naftës “zbut” sulmet e thella të Ukrainës në Rusi
-
Zelensky kërkon përparim në ndihmën e BE-së për Ukrainën