Kremlini ia ka bërë të ditur SHBA-së se “do të ketë pasoja të paparashikueshme” nëse Washingtoni vazhdon ta pajisë Ukrainën me armë, sipas një dokumenti që ka siguruar The Washington Post.
WP ka cituar një notë diplomatike që Rusia ia ka dërguar SHBA-së, raporton Sky News të premten.
“U bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, i cili nënkupton pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në notën diplomatike.
SHBA-ja ka ndarë deri tani gjithsej 1.7 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.
Në fillim të këtij muaji u miratua edhe ndihma ushtarake në vlerë prej 100 milionë dollarë, nga stoqet e ushtrisë amerikane.
-
SHBA-ja do të dërgojë armatim në Ukrainë në vlerë 300 milionë dollarëshe
-
SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës armatim në vlerë 250 milionë dollarë
-
Rusia paralajmëron SHBA-në për rrezikun e një përballjeje direkte ushtarake
-
Rusia e pakënaqur me SHBA-në që po e armatos Ukrainën
-
Rusia paralajmëron SHBA-në për transferimin e armëve në Ukrainë