Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për pasojat e mundshme të transferimit të armëve në Ukrainë, duke thënë se autokolonat me armë të huaja do të ishin "shënjestra legjitime".
Ryabkov i bëri këto komente të shtunën në kanalin shtetëror, Channel One, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
“Ne paralajmëruam Shtetet e Bashkuara se furnizimi i Ukrainës me armë nga një numër vendesh të orkestruara prej tyre nuk është vetëm një lëvizje e rrezikshme, por këto janë veprime që i kthejnë autokolonat përkatëse në shënjestra legjitime”, shtoi ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia paralajmëron SHBA-në për pasoja nëse vazhdon ta armatosë Ukrainën
-
Lavrov paralajmëron: Do të shënjestrojmë çdo dërgesë të armëve që futet në Ukrainë
-
Çfarëdo trupa të huaja në Ukrainë do të jenë objektiva legjitimë, thotë Moska
-
Lavrovi paralajmëron se trupat evropiane në Ukrainë do të ishin “shënjestër legjitime”
-
Kremlini: Duhet kohë për ta qartësuar se çfarë armë po dërgojnë amerikanët në Ukrainë