Botë

Zelensky: Bisedova me kancelarin gjerman për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar të dielën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të cilin ka diskutuar për sanksione të reja ndaj Rusisë.

Zelensky nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se përveç diskutimeve për sanksione të mundshme shtesë për Rusinë, në këtë bisedë është folur edhe për mbrojtjen dhe mbështetjen financiare për Ukrainën.

“Zhvilluam një bisedë telefonike me Olaf Scholz. Diskutuam për sanksionet ndaj Rusisë, mbrojtjen dhe mbështetjen financiare për Ukrainën”, tha ai.

Zelensky ka shtuar se në këtë bisedë është theksuar edhe nevoja që të gjithë autorët e krimeve të luftës duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen.