Botë

SHBA: Rusia ka ndaluar lëvizjet tokësore drejt Kievit dhe ka lëvizur në pozicione mbrojtëse

Forcat ruse rreth kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, janë tani në pozicione mbrojtëse dhe kanë ndalur çdo interes për të ecur drejt kryeqytetit, megjithëse sulmet ajrore dhe sulmet me rreze të gjatë vazhdojnë ende, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, shkruan CNN.

SHBA-ja vlerëson se forcat ukrainase po i mbajnë rusët aty ku ishin në veri, duke shtuar se ka indikacione se forcat ukrainase po i shtyjnë rusët prapa edhe rreth qytetit verior të Chernihiv.

Qyteti i Makarivit është "të paktën i kontestuar" dhe mund të jetë nën kontrollin e Ukrainës, tha zyrtari.

SHBA-ja nuk mund të konfirmojë pretendimin rus se ka shkatërruar një depo ushtarake karburanti pranë Kievit, shtoi zyrtari.

Ndërkohë, 1250 raketa janë lëshuar nga Rusia kundër Ukrainës që nga fillimi i pushtimit, sipas zyrtarit.

Sipas SHBA-së, Rusia tani ka filluar lëvizjen e forcave të veta nga Gjeorgjia.