Forcat ruse kanë lëshuar 60 raketa dhe kanë kryer sulme me dronë në shumë pjesë të Ukrainës të premten, kanë bërë të ditur zyrtarë ukrainas.
Sipas zyrtarëve, përmes këtyre sulmeve, Rusia ka goditur kryeqytetin Kiev dhe disa qytete në veri, jug, perëndim dhe në qendër.
Dy persona kanë mbetur të vdekur kur një ndërtesë banimi është sulmuar në Kryvyi Rih dhe një tjetër ka vdekur në Kherson.
Rusia i ka intensifikuar këtë javë sulmet në Ukrainë, duke synuar kryesisht infrastrukturën civile.
Në qytetin e Kharkivit dhe në disa rajone në veri tashmë nuk ka fare energji elektrike, raportoi BBC-ja të premten.
Sipas të dhënave të zyrtarëve ukrainas, rreth 40 raketa janë lëshuar të premten vetëm në kryeqytet.
-
Rusia me sulm “masiv” ndaj Ukrainës, lëshon qindra dronë dhe raketa
-
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Vala e sulmeve ruse lë të paktën 16 të vdekur në Ukrainë
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 13 të vrarë