Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kievi zgjohet nga shpërthimet e shumta

Shpërthime të shumta kanë goditur Kievin dhe kanë vendosur gjithë Ukrainën në gjendje gatishmërie, ndërsa Rusia lansoi një valë të re të sulmeve ajrore, raporton “BBC”.

Polonia ka thënë se ka aktivizuar forcat e saja ajrore për të siguruar hapësirën ajrore të saj, pasi sulmet shënjestruan edhe Lvivin që gjendet në kufi mes Ukrainës e Polonisë.

Sulmet në kryeqendër, Kiev, nisën rreth orës 5 të mëngjesit me kohë lokale.

Ushtria e Ukrainës ka thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për t’i neutralizuar sulmet.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se dhjetëra raketa ruse janë shkatërruar mbi kryeqendër dhe rrethinë të saj.

Edhe Shpërthime në të gjithë Ukrainën Botë Shpërthime në të gjithë Ukrainën

Nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme të mëdha si rezultat i sulmeve, ka thënë Popko në “Telegram”.

Kryebashkiaki i Lvivit, Andriy Sadovyi, ka thënë në “Telegram” se qyteti vetë nuk është goditur. Mirëpo, ai ka thënë se 20 raketa dhe shtatë sulme me dronë janë lansuar kundër rajonit të Lvivit, ndërsa u shënjestrua “infrastruktura kritike”.

Ukraina është vënë në gjendje totale gatishmërie, ku paralajmërohet se raketa lundruese po lansohen nga bombarduesit strategjikë rusë.

Ndërkohë Komanda Operacionale e Forcave Ajrore të Polonisë (RSZ), ka thënë se të gjithë aeroplanët polakë dhe të aleatëve janë vendosur në gjendje gatishmërie.

“Gjitha procedurat e nevojshme janë aktivizuar për ta mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë dhe RSZ po e monitoron vazhdimisht situatën”, është thënë nga RSZ-ja.

Banorët në Kiev kanë gjetur strehë nëpër stacione të metrove të dielën në mëngjes.

Vetëm të premten, Rusia lansoi dhjetëra raketa, duke goditur një digë dhe duke lënë miliona ukrainas pa energji elektrike.

Moska ende nuk ka komentuar sulmet e të dielës.

Edhe Rusia sulmon Kievin dhe rajonet përreth, të paktën 12 të vdekur Botë Rusia sulmon Kievin dhe rajonet përreth, të paktën 12 të vdekur

E guvernatori, i caktuar nga rusët, i Sevastopolit, në Krimenë e aneksuar, ka thënë se forcat ruset kanë rrëzuar dhjetë raketa ukrainase mbi qytet të shtunën mbrëma.

Razvozhayev në “Telegram” ka thënë se një zyrë dhe një linjë gazi është shkatërruar, ndërsa një grua është lënduar nga shrapneli.