Rusia po kryen sulme të reja në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe zona të tjera, duke synuar infrastrukturën kryesore dhe ndërtesat e banimit, shkruan BBC.
Pasi u dha alarmi për sulmet ajrore në të gjithë Ukrainën, ato filluan në disa lokacione. Fillimisht pati informacione për sulme ruse në jug të Ukrainës, pasuar nga shpërthime edhe në Kiev.
Guvernatori i rajonit të Mykolaivit ka thënë se "raketa të shumta" po vijnë nga jugu dhe lindja. Kryetari i bashkisë së Lvivit në Ukrainën perëndimore u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore. Ndërkohë qyteti ka mbetur pa energji elektrike.
Të paktën pesë shpërthime të forta janë dëgjuar në kryeqytet. Ato u dëgjuan në Svyatoshynsk, Pechersk dhe Podilsk. Një ndërtesë dykatëshe u dëmtua gjatë sulmit. Tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën.
Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës në javët e fundit pasi pësoi një seri humbjesh në fushën e betejës.