Administrata Rajonale Ushtarake e Kievit u ka bërë thirrje organizatave ndërkombëtare për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize humanitare në rritje në rajon.
“Mijëra njerëz u gjendën në izolim, për shkak të armiqësive të drejtpërdrejta, dhe në disa vende për 5-6 ditë njerëzit po mbijetojnë pa energji elektrike, ujë, ushqim, ndihmë mjekësore dhe mjete jetese. Ata janë në rrezik të drejtpërdrejtë”, tha administrata.
“Ne kërkojmë një korridor humanitar për të ndihmuar njerëzit e prekur nga lufta. Për hir të jetës dhe shëndetit të njerëzve, për të siguruar dërgimin e menjëhershëm të ndihmës mjekësore dhe ushqimore për ata banorë të rajonit të Kievit që kanë nevojë. Dhe për të siguruar evakuimin të civilëve”, shtoi administrata,
Situata më e vështirë është në territorin nga Borodyanka në Hostomel, duke shtuar se është më keq se në Mariupol.
Borodyanka dhe Hostomel, në veri të Kievit, kanë parë bombardime intensive nga forcat ruse për disa ditë.
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Beteja për mbijetesë në Kiev
-
Ukraina u bën thirrje civilëve të lëshojnë zonat e çliruara para dimrit
-
Ukrainasve u kërkohet ta braktisin shtetin për të kursyer rrymën
-
OKB-ja e shqetësuar për njerëzit në Ukrainë që s’kanë qasje në ngrohje tash kur temperaturat po ulen