Një valë e sulmeve ruse në infrastrukturën kritike të energjisë ka lënë shumë komunitete ukrainase pa qasje në ngrohje, ujë dhe energji elektrike.
Tani OKB-ja dhe Kryqi i Kuq janë të shqetësuar për pasojat pas përkeqësimit të motit.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për ndikimin humanitar pas sulmeve ndaj infrastrukturës së energjisë dhe mungesës së ngrohjes dhe ujit tashmë kur temperaturat po bien”, ka thënë një zëdhënëse e OKB-së për CNN-in.
Raktat ruse dhe dronët kanë targetuar centralet dhe energjinë elektrike në javët e fundit, duke shkurtuar gjithashtu edhe rezervat e ujit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se një pjesë e madhe e infrastrukturës së energjisë në vend është shkatërruar.
OKB-ja thotë se është e shqetësuar veçanërisht për ata të cilët kanë qëndruar në shtëpitë e tyre në Ukrainë dhe gjenden në frontin e luftës, e që janë të vjetër ose të sëmurë kronikë.
-
Rreth 1.700 ndërtesa pa ngrohje në Kiev pas sulmit rus me raketa dhe dronë
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Sulmet ruse lënë dy rajone kryesore të Ukrainës pa energji elektrike
-
600 mijë familje në terr pas sulmit rus në Ukrainë
-
Mbi 60 mijë ukrainas mbesin pa energji elektrike nga sulmet ruse