Botë

Kryeministrja suedeze i përgjigjet Rusisë: Vendosim vetë për politikat e sigurisë

 

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson i është përgjigjur Rusisë, e cila tha se në rast të anëtarësimit të Suedisë në NATO do të ketë pasoja të dëmshme. Andersson ka thënë se Suedia vendos vetë për politikat e sigurisë.

Andersson dhe qeveria që e udhëheq megjithatë këmbëngulën që anëtarësimi i Suedisë në NATO nuk është një opsion. Në të njëjtën kohë, qeveria theksoi se Suedia ka një marrëdhënie të ngushtë me NATO-n.