Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, përmes një konference për media ka konfirmuar se do të aplikojnë në NATO.
Ajo ka thënë se është e sigurt që do të ketë mbështetje edhe nga populli për këtë vendim. Sipas saj, njerëzit mund të kenë opinione të ndryshme, por përsëri kujdesen për Suedinë.
Ajo ka thënë se data nuk dihet se kur do të dorëzohet aplikacioni, por ka shtuar se do të aplikojnë bashkë me Finlandën.
Andersson ka thënë se nuk sheh ndonjë kërcënim direkt nga dikush për vendin.
“Ne presim që anëtarësimi të mos marrë më shumë se një vit kohë”, ka thënë ajo, shkruan BBC.
Edhe
Suedisë i hiqen pengesat për anëtarësim në NATO, Osmani: Moment historik
Lideri i opozitës së Suedisë ka thënë se edhe ai e mbështetë vendimin për anëtarësim në NATO.
“Ky është vendim historik”, ka thënë ai.