Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i ka thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenber, se qeveria hungareze e mbështet anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake.
“E rikonfirmoj se qeveria hungareze e mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO”, ka shkruar Orban.
Ai ka shtuar se i ka thënë Stoltenbergut se do të vazhdojë ta shtyjë kuvendin të votojë në favor të pranimit të Suedisë në NATO.
Parlamenti i Turqisë e ka aprovuar anëtarësimin e Suedisë të martën, duke e lënë Hungarinë të vetmen anëtare të NATO-s që nuk e ka miratuar aplikimin e shtetit suedez.
Artikuj të ngjashëm
-
“Dorëzohet” Hungaria, të hënën pritet ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO
-
Presidenti hungarez nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
-
Suedisë i hiqen pengesat për anëtarësim në NATO, Osmani: Moment historik
-
Largohet pengesa e fundit e Suedisë drejt anëtarësimit në NATO
-
Qeveria hungareze refuzon të takohet me senatorët amerikanë