Botë

Rusia paralajmëron: Do të ketë pasoja të dëmshme nëse Suedia e Finlanda anëtarësohen në NATO

 

Mes operacioneve të vazhdueshme ushtarake ruse në Ukrainë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të vendit Maria Zakharova ka thënë të premten se Moska do të duhet të përgjigjet nëse Suedia dhe Finlanda bëhen anëtare të NATO-s.

“Të gjitha vendet anëtare të OSBE-së në kapacitetin e tyre kombëtar, përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë riafirmuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së të tjerëve. Natyrisht, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake siç e kuptoni mirë, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike, të cilat do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reagimi”, tha Zakharova në një konferencë.