Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia paralajmëron: Do të ketë pasoja të dëmshme nëse Suedia e Finlanda anëtarësohen në NATO

Mes operacioneve të vazhdueshme ushtarake ruse në Ukrainë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të vendit Maria Zakharova ka thënë të premten se Moska do të duhet të përgjigjet nëse Suedia dhe Finlanda bëhen anëtare të NATO-s.

“Të gjitha vendet anëtare të OSBE-së në kapacitetin e tyre kombëtar, përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë riafirmuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së të tjerëve. Natyrisht, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht një aleancë ushtarake siç e kuptoni mirë, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike, të cilat do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reagimi”, tha Zakharova në një konferencë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ftoi Suedinë dhe Finlandën të marrin pjesë në një samit virtual të NATO-s mbi situatën në dhe rreth Ukrainës të premten. Në të njëjtën ditë, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se Finlanda do të jetë e gatshme të anëtarësohet në NATO "nëse çështja e sigurisë kombëtare rrezikohet".