Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të hënën se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën dhe Suedinë, por se çdo zgjerim i NATO-s në territorin e tyre do të kërkonte reagim nga Moska.
Këtë paralajmërim Putini e dha pasi vendet nordike kanë paralajmëruar aplikimet për anëtarësim në NATO, raportoi të hënën “The Guardian”.
Duke folur në Moskë në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia, Putini ka thënë se zgjerimi i NATO-s është një problem për Rusinë dhe se vendi që drejton duhet të shikojë nga afër planet e aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja për të rritur ndikim global.
Finlanda dhe Suedia po ndërmarrin hapa për t’iu bashkuar NATO-s, të nxitura nga pushtimi rus i Ukrainës.
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, ka konfirmuar të dielën se shteti i tij do të aplikojë për anëtarësim në NATO, derisa kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, në po të njëjtën ditë ka thënë se nevojat e sigurisë së këtij vendi plotësohen më së miri duke u anëtarësuar në aleancë, pasi partia e saj pas shumë dekadave u pajtua për t’u bashkuar me organizatën globale ushtarake.
-
Lavrov: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO nuk përbën shumë ndryshim
-
Rusia kërcënon NATO-n për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës
-
SHBA-ja shton trupat në shtetin pranë Rusisë
-
Putin paralajmëron Finlandën për “probleme” pas mbylljes së kufirit
-
Finlanda anëtarësohet në NATO, dyfishohet kufiri i aleancës ushtarake me Rusinë