Është vlerësuar befasuese deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se nuk kishte asnjë problem me Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkoheshin NATO-s, pasi vendet nuk përbënin asnjë kërcënim për Rusinë.
Duke qenë në një vijë me presidentin rus, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, tha të martën se hyrja në aleancën ushtarake perëndimore e kombeve nordike “nuk do të bënte shumë ndryshim”, shkruan BBC-ja të martën.
“Finlanda dhe Suedia, si dhe vende të tjera neutrale, kanë marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s për shumë vite”, tha ai. “NATO merr parasysh territorin e saj kur planifikon përparime ushtarake në Lindje. Pra, në këtë kuptim ndoshta nuk ka shumë dallime. Le të shohim se si territori i tyre përdoret në praktikë në aleancën e veriatlantike”.
-
Putini paralajmëron Finlandën e Suedinë në lidhje me NATO-n
-
Anëtarësimi eventual i Suedisë dhe Finlandës, kthesë e madhe për NATO-n
-
Rusia kërcënon me sulm Finlandën dhe Suedinë
-
Kremlini thotë se anëtarësimi i Finlandës në NATO është kërcënim për Rusinë
-
Finlanda dhe Suedia, pa qëndrim të prerë për anëtarësim në NATO