Aplikimi i Suedisë për t’u bërë pjesë e NATO-s do ta destabilizonte situatën aktuale të sigurisë në Evropë, ka thënë kryeministrja Magdalena Andersson.
Reutersi e ka cituar atë të thotë këtë për Suedinë në NATO.
“Nëse Suedia do të zgjidhte të dërgojë aplikimin për t’u anëtarësuar në NATO në situatën aktuale, do ta destabilizonte edhe më shumë këtë pjesë të Evropës dhe do të rriste tensionet”, ka thënë ajo.
Edhe para sulmit të Rusisë në Ukrainë, grumbullimi i trupave ruse nxiti një debat në Suedi dhe Finlandë në anëtarësimin në aleancën transatlantike.
Artikuj të ngjashëm