Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Suedia kërkon ta bindë Turqinë për anëtarësimin në NATO

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, ka thënë se vendi synon të bëjë përparim konstruktiv në bisedimet me Turqinë mbi kërkesën e vendit nordik për t'u bashkuar me NATO-n, shkruan BBC.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t'u bashkuar me NATO-n muajin e kaluar në dritën e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar kundërshtimin e tij ndaj aplikimit.

Ai akuzon dy vendet nordike se strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup që Turqia e sheh si një organizatë terroriste, dhe pasuesit e Fethullah Gulenit, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016.

"Kërkesa jonë ka marrë mbështetje të gjerë midis anëtarëve të NATO-s. Ambicia jonë është që, në një frymë konstruktive, të bëjmë përparim në çështjet që Turqia ka ngritur", ka thënë Linde.