Deputetët turq të martën kanë nisur debatin për një projektligj që ishte shtyrë prej kohësh për të miratuar aplikimin e Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s. Ky hap mund të çojë në anëtarësimin e shtetit në aleancën ushtarake.
Turqia, anëtare e NATO-s, e ka zvarritur këtë debat për më shumë se një vit, duke e akuzuar Suedinë se është treguar e butë me grupet që i sheh si kërcënim për sigurinë. Ajo ka kërkuar nga Suedia ndëshkime për militantët kurdë dhe anëtarët e një rrjeti që Ankaraja e fajëson për puçin e dështuar të vitit 2016.
Turqia është stepur edhe nga një seri protestash në Suedi ku u dogjën librat e shenjtë të islamit, raportoi AP.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka lidhur ratifikimin e Suedisë me aprovimin e kërkesës së Turqisë për 40 avionë F-16 nga Kongresi amerikan.
NATO-ja kërkon aprovim unanim të të gjithë anëtarëve për zgjerim, dhe Turqia e Hungaria kanë qenë të vetmet që nuk e kanë mbështetur.
-
Turqia hap rrugën për anëtarësimin e Suedisë në NATO
-
Rëndësia e anëtarësimit të Suedisë në NATO
-
Erdogani lidh anëtarësimin e Suedisë në NATO me aprovimin e SHBA-së për aeroplanët F-16
-
Erdogani kushtëzon anëtarësimin e Suedisë në NATO me aeroplanët F-16
-
Komiteti i Parlamentit të Turqisë shtyn vendimin në lidhje me kandidaturën e Suedisë në NATO